Këshilla & Arsye

June 21, 2019 | 9:10

Strategjitë që ju ndihmojnë të bindni fëmijët, pa qenë nevoja të bërtisni

Vendosni kontakt me sy. 

“Unë mund ta thërras 100 herë “Eja të hash darkë” që nga dhoma tjetër por vjen vetëm nëse nuk shkoj atje dhe e shikoj në sy dhe i them “Do vish të hash darkë tani”.

Përshkruajeni problemin. 

Në vend që të jepni urdhra duke vepruar me inat në një situatë, përpiquni t’i shpjegoni fëmijës  se çfarë duhet. P.sh në vend të “Sa herë duhet të të tregoj që të vendosësh në vend rrobat e tua?” Thuaji, “shoh rroba në dysheme”. Ose provo të japësh informacion në vend të urdhrave: “Peshqirët e lagur duhet të hidhen në kosh dhe jo mbi shtrat”, dhe mos I thoni “Çoje shpejt peshqirin në kosh!”

Përpiquni t’i thoni gjërat me sa më pak fjalë. 

Sa më shumë që I shpjegoni gjërat aq më shumë kohë do fëmija për t’i kuptuar. Pra, në vend të thoni “kam qenë në punë gjithë ditën dhe mu deshën edhe tre orë për të bërë darkën e tani të kërkoj vetëm të çohesh e të më sjellësh pjatën tënde”, mjafton ta thërrisni në emër dhe t’i thoni “më sill pak pjatën”.

Shkruani një shënim. 

Disa fëmijë mund të reagojnë më shumë në mënyrë bashkëpunuese nëse I lini një shkrim ose një foto diku se sa duke komunikuar verbalisht. Jepini atij një listë ku shkruani: “Mëngjes, vishemi, rregullojmë shtratin, pastrojmë dhëmbët”, dhe keni për ta parë që ai nuk do të përtojë më aq shumë.

Tregojuni atyre se çfarë do të bëni, jo atë që ata duhet të bëjnë. 

Mund të mos jeni në gjendje të kontrolloni se çfarë bëjnë fëmijët tuaj, por ju mund të kontrolloni veprimet tuaja. “Është koha për të ikur, kështu që unë po shkoj në makinë. Shihemi atje, “është më efektive se sa të qëndroni tek porta duke ju thënë që të vijnë dhe të futen në makinë.

Jini empatikë dhe vlerësoni situatën. 

Bëni deklarata si: “Uroj që të mos kemi nevojë të shkojmë në shkollë sot. A nuk do të ishte mirë të rrinim në shtëpi dhe të luanim me lodra?” Tregojini fëmijës se ndjenjat e tij janë të rëndësishme për ju dhe më pas shpjegojini se përse duhet të shkojë në shkollë.

Kushtojini rëndësi kohës. 

Ju do të keni më shumë sukses nëse i kërkoni fëmijës tuaj të vendosë diçka mbi tryezë kur të mbarojë filmi I tij I preferuar se sa në mes të filmit dhe përveç kësaj, në këtë mënyrë ju tregoni respekt për diçka që është e rëndësishme për të.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top