Në fokus

August 17, 2018 | 13:03

Nga Dr. Elton Kazanxhi: Stresi dhe dhimbja, rruga e dhembshurisë

elton-kazanxhi

Dr. Elton Kazanxhi Psikolog – Specialist në Psikotraumatologji Themelues i “EMDR ALBANIA & EMI ITALY) www.emiritalia.com [email protected]

Çdo qenie njerëzore duhet të përqendrohet në rrugën e lirimit, ky lirim është i mundur vetëm nëse kuptojmë se çfarë është dhembshuria.

Dhembshuria është një rrugë drejt rritjes, si personale, ashtu dhe njerëzore. Dhembshuria është pjesëmarrja në lumturinë e tjetrit.

Të jemi të dhembshur do të thotë të kemi besim, besim në jetën njerëzore, besim në humanitetin vetjak e të të tjerëve.

Frustrimi shkaktohet nga stresi, stresi shkakton frustrim dhe agresivitet.

Për të menaxhuar stresin duhet të kuptojmë se armiku është brenda nesh.

Armiku i parë që bllokon lumturinë dhe unin, ose më mirë “Egon” është Egoja, mënyra se si mendojmë, mënyra se si jetojmë e dëshirojmë gjithçka është EGOJA.

Egoja është e etur, dëshiron e ka gjithmonë uri.

 

Mundohuni të bëni një ushtrim

Uluni në meditim për 10 minuta në ditë dhe vëzhgoni mendimet tuaja, vëzhgoni dëshirën e paepur, kuptoni që armiku i lumturisë suaj është aty, brenda jush. Vëzhgoni se pjesa më e madhe e kohës, e mbushur me shqetësime, është e përbërë vetëm nga frika se mos humbasim kontrollin, frika e të jetuarit realisht vetveten. Frika se mos humbasim të ardhurat financiare, pozicionin social, etj.

Duhet të çlirohemi nga mendja, mendja negative, duhet të krijojmë mendjen tonë, hapësirën brenda vetes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top