FB

October 21, 2024 | 7:16

Stresi është ngjitës si sëmundje infektive

Që stresi është një nga sëmundjet më tipike të kohërave moderne, tashmë nuk ka më dyshime.

stresi11

Sipas një grupi studiuesish gjermanë, mjafton të vëzhgosh një njeri të stresuar dhe organizmit tonë i shtohet niveli i kortizolit, që tregon praninë e stresit. Sipas rezultateve të studimit të botuar në revistën “Psychoneuroendocrinology”, stresi transmetohet edhe vetëm me një shikim. Studiuesit kanë matur nivelin e kortizolit te 211 persona, të cilëve u kërkuan të vëzhgonin dikë nën ndikimin e një stresi psikologjik.

Pas këtij eksperimenti ata dolën në përfundimin se në përgjithësi, në 26% të rasteve, vëzhgimi i një njeriu nën stres psikologjik shton nivelin e hormonit të stresit. Më në veçanti, nëse vëzhgon një njeri të stresuar, ky hormon rritet me 10%.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top