Këshilla & Arsye

December 9, 2019 | 8:18

Stresi është një vrasës i heshtur. 9 sinjalet që nuk duhen nënvlerësuar kurrë

Shumica e quajnë atë të keqen e shekullit XXI. Ajo gjendje delikate, jo gjithmonë e qartë, e cila paraqet efektet e saj në forma të ndryshme. Stresi është një vrasës i heshtur dhe për këtë arsye meriton vëmendjen më të madhe.

Nëse nuk e nënvlerësojmë armikun ne mund të kemi më të mirën, ta neutralizojmë atë përpara se të marrë përsipër. Kështu që, le të zbulojmë se cilat janë ato kambana alarmi, të cilat bien në momentin që ka ardhur koha të bëjmë një pushim.

9 sinjalet që tregojnë praninë e një stresi të fortë

  1. Dhimbje koke

Migrena dhe dhimbjet e kokës janë ndër sinjalet alarmuese. Kur kaloni periudha me shumë tension janë disa simptoma që paralajmërojnë nevojën për të ndaluar dhe për t’u qetësuar.

  1. Dhimbje të përgjithshme të trupit

Disa studime shkencore i kanë kushtuar vëmendje faktit se dhimbja e zgjatur skeletore mund të rezultojë nga stresi. Trupi i njeriut ndikohet shumë nga niveli i kortizolit dhe adrenalinës dhe kur tejkalohen pragje të caktuara, ai tërheq vëmendjen tonë dhe dërgon paralajmërimin e dytë.

  1. Aknet dhe skuqjet në lëkurë

Stresi është një vrasës i heshtur, por jo i pathyeshëm dhe në këtë rast i kushtohet vëmendje shëndetit të lëkurës tuaj. Shfaqja e puçrrave dhe skuqjeve mund të jenë një shenjë e mëtejshme. Nëse ankthi shoqëron këto manifestime, një bisedë me mjekun mund t’ju ndihmojë vetëm të kuptoni se çfarë po ndodh.

  1. Problemet me tretjen

Shumica e përcaktojnë zorrën si trurin tonë të dytë. Kjo shpjegon se si stresi dhe problemet e zorrëve shkojnë paralelisht. Tek fëmijët veçanërisht, periudhat e ngarkesës së madhe emocionale shpesh shoqërohen me kapsllëk dhe çrregullime të tjera të tretjes.

  1. Lodhja kronike

Kur stresi është i vazhdueshëm, trupi ynë dobësohet ngadalë. Sekretimi i hormoneve të prodhuar nga stresi shkakton një shpenzim të madh të energjisë. Kjo rezulton në lodhje kronike.

  1. Çrregullimet e të ngrënit

Një tjetër sinjal, mbase më pak i dukshëm në fillim, është ai që lidhet me zhvillimin e intolerancave ushqimore.

  1. Predispozicioni ndaj infeksioneve

Stresi dhe mbrojtja imune janë pa dyshim të lidhura. Kjo është arsyeja pse një rritje në të parën rezulton në uljen e sistemit imunitar, dhe për këtë arsye prekshmëri më të madhe.

  1. Depresioni

Mbingarkesa emocionale e shkaktuar nga stresi mund të çojë në forma pak a shumë të rënda, si depresioni. Sipas mendimit të ekspertëve, në këtë pikë arrihet pothuajse pa e kuptuar. Humori ndryshon, gjithçka papritmas bëhet e zezë dhe ndjehesh i paaftë të reagosh.

  1. Probleme intimiteti

Së fundmi një sinjal tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është ai që lidhet me intimitetin e një çifti. Stresi pengon dëshirën dhe mund të shkaktojë impotencë tek burrat. Stresi është një vrasës i heshtur, jo i pathyeshëm, nëse dëgjojmë.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top