Teste

December 9, 2019 | 8:20

TEST/ Si u ‘mbijeton’ festave të fundvitit?

Festat e fundvitit po afrojnë dhe bashkë me to edhe pushimet. Si janë këto festa për ty? Dhuratat nën pemë janë shprehje e dashurisë apo një traditë? Si sillesh në ditët e festave? Argëtim, dhurata apo mërzi? Zbulo se cilit profil i përket, duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë.

1

1. Krishtlindjet janë:

a. Për të takuar miqtë dhe të afërmit

b. Për të bërë blerje

c. Për t’u qetësuar

 

2. Çfarë të mbetet pasi kanë mbaruar festat?

a. Aq sa për t’ia dalë mbanë edhe dy muajt e ardhshëm

b. 3-4 mijë lekë, jo më shumë

c. Një dhimbje koke e tmerrshme

 

3. Ngjason më tepër:

a. Me Babagjyshin e Vitit të ri

b. Me Paperinon

c. Me Pufin llupës

 

4. Si duket shtëpia pasi e ke dekoruar për festa?

a. Duket si Las Vegasi

b. Ka vetëm një pemë të vogël mbi komo

c. Si gjithmonë, nuk e zbukuroj shtëpinë

 

5. Ditën e Krishtlindjeve mezi pret:

a. Të hash gatimet e mrekullueshme të mamasë

b. Të hapësh dhuratat

c. Të ‘arratisesh’ nga shtëpia që të mos takosh fisin

 

6. Cila këngë e Krishtlindjeve të pëlqen më shumë?

a. Jingle Bells Rock

b. White Christmas

c. It’s Christmas time

 

7. Kartolinat janë mënyra më e mirë për:

a. T’u shprehur dashurinë miqve dhe të afërmve

b. të ruajtur kontaktet me të tjerët

c. Për të shpenzuar kot letrën

 

8. Preferon që dhuratat:

a. T’i dhurosh

b. T’i shkëmbesh

c. T’i marrësh

 

9. Ç’ndjesi të jep atmosfera e festave?

a. Alegri

b. Një ndjesi rëndese, sidomos në stomak

c. Bezdi të madhe

 

10. Në fëmijëri çfarë dëshiroje të merrje nga Babagjyshi?

a. Një tren me bateri (ose një kukull)

b. Një biçikletë

c. Asgjë

 

11. Beson ende te Babagjyshi?

a. Pse, kush m’i sjell dhuratat?!

b. Natën e Krishtlindjeve lë qumësht dhe biskota te dritarja. Asnjëherë nuk i dihet…

c. Jo, aspak

 

12. Nuk ka festa pa:

a. Shkëmbim dhuratash

b. Pa ëmbëlsirën tradicionale

c. Pa u zbukuruar për festat

 

Profili juaj:

Më shumë përgjigje A

Dhurata pa fund

Dhurata dhe vetëm dhurata. Këto janë festat për ty. Sigurisht që janë edhe miqtë dhe të afërmit, ushqim pa fund, por kur vjen momenti i ndërrimit të viteve, e shpreh dashurinë me një dhuratë… dhe pret të njëjtën gjë në këmbim! Mund të jetë edhe nostalgji, por klima e festave të kthen pas në fëmijëri, kur rrije deri në orët e para të mëngjesit për të pritur Vitin e Ri, për të hapur pakot e dhuratave. Edhe tani që je rritur, e shijon me të njëjtin entuziazëm dhe shfrytëzon deri edhe momentet e fundit për të bërë blerje dhe për të hapur dhuratat. Viti i Ri është vetëm një herë në vit, ndaj shijoje sa të mundesh!

Më shumë përgjigje B

Festa larg familjes

Të gjesh mundësinë se si të ‘arratisesh’, është prioriteti yt në festa. Natyrisht, nuk të vjen keq të kalosh ca kohë me familjen, por ke nevojë për një dozë të mirë kohe të lirë për t’u argëtuar, vetëm apo me miqtë, në mënyrë që të qetësohesh dhe të marrësh energji të reja. T’u përgjigjesh të gjitha pyetjeve të mamasë apo t’u buzëqeshësh familjarëve që të bezdisin, është një tmerr i vërtetë për ty, ndaj sajon çdo gjë që është e mundur për t’u larguar nga shtëpia. Lëre pas krahëve ndjenjën e fajit: me shumë mundësi të afërmit e tu kanë nevojë të qetësohen, ashtu si dhe ti, por… larg teje!

Më shumë përgjigje C

Tryeza të mbushura plot

Gjeli i detit, bakllavaja, ushqime pa fund… Këto janë festat që të pëlqejnë më shumë. Dhuratat e shtrenjta mund të jenë pjesa më e preferuar gjatë festave të fundvitit për shumë njerëz, por për ty një pjatë e mbushur plot e përplot është gjithçka që dëshiron. Festat i merr me shumë seriozitet dhe të ndihesh entuziast për ty është pa asnjë dyshim pjesë e traditës. Por ki parasysh që të mos e teprosh me ushqimin dhe të marrësh gjithmonë me vete ndonjë ilaç për dhimbjet e stomakut. Do të t’i bëjë festat e fundvitit më të lehta dhe të gëzueshme.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top