Këshilla & Arsye

April 2, 2019 | 11:15

Stresi i tepruar: këto janë sinjalet që na dërgon trupi dhe që kurrë nuk duhen nënvlerësuar

Gjithnjë e më shumë njerëz po përjetojnë çrregullime që variojnë nga pezmatimi i lëkurës, deri tek gjendjet e ankthit dhe problemet me të ushqyerit: shumica e simptomave, të cilat mund të shfaqen fillimisht në një analizë të veçantë, kanë një lidhje të përbashkët. Është stresi, gjendja që ne mendojmë se është vetëm mendore dhe që në vend të kësaj manifestohet në trup në mënyra shumë specifike.

Këto janë sinjalet që dërgon trupi, për të na treguar se po i nënshtrohemi stresit të tepërt.

Dhimbje shpine. Stresi kronik çon në prodhim të tepruar të kortizolit dhe një mbingarkesë të gjëndrave të veshkave. Një nga simptomat e stresit të tepërt është dhimbja e shpinës, e vendosur në pjesën e poshtme, ku gjenden gjëndrat e veshkave.

Çrregullime të zorrëve. Stresi shkakton një rritje të katekolamina, neurotransmetues që mund të ndryshojë  pjesën e brendshme të mukozës së zorrëve. Për më tepër, ky sistem është i lidhur ngushtë me sistemin nervor dhe reagon menjëherë me fenomene të kapsllëkut ose diarresë nëse sistemi nervor qendror është i shqetësuar nga stresi.

Veprimi në tru. Kortizoli ka një efekt të drejtpërdrejtë në qelizat neurone: jo vetëm dëmton qelizat në rajonin e hipokampusit, por përshpejton plakjen e lëndës së trurit.

Në përgjithësi, trupi ynë, lëshon disa kambana alarmi që mund të na ndihmojnë të parandalojmë një dëm shumë të gjatë, veçanërisht në lidhje me trurin tonë. Përveç dhimbjeve klasike dhe parregullsive të zorrëve, simptoma të tjera, ndaj të cilave duhet treguar kujdes mund të jenë:

  • Humbja e kujtesës ose mjegullimi (madje edhe i shkurtër) i aftësive njohëse për të cilat zakonisht përdoret;
  • Disbalancat e aparatit skeletor ose muskulor;
  • Problemet hormonale që manifestohen me parregullsi cikli;
  • Ndryshimet në metabolizmin e karbohidrateve dhe akumulimin e yndyrës në trup;
  • Irritimet e lëkurës;
  • Dhimbje koke të përsëritura dhe pa shkak;
  • Sistem imunitar shumë i ndjeshëm.

Kur përsëriten disa prej këtyre simptomave dhe testet mjekësore tregojnë se janë të lidhura me sëmundje të dallueshme, ka shumë të ngjarë që ato të kenë rrënjë nervore dhe të jenë shkaktuar nga stresi të cilit i jemi nënshtruar. Mund të jetë një shqetësim i brendshëm për gjendjen financiare, për një çështje familjare të pazgjidhur ose një frikë që nuk mund ta pranojmë. 

Mund të jetë gjithashtu një problem i një natyre të papërshtatshme, që ndikon në stresin e fortë të punës. Cilido qoftë shkaku, është mirë që kurrë të mos e nënvlerësoni dhe ta përballoni atë, para se të çojë në pasoja më serioze.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top