Stresi në çift mund të ndikojë negativisht. Është një nga të këqijat që hidhërojnë jetën e shumë femrave e meshkujve. Një njeri shumë i stresuar ka tendencën që t’i shohë gjërat vetëm negativisht, çdo situatë i duket e vështirë për t’u përballuar; për të zgjidhur ndonjë problem as që bëhet fjalë. Është gjithë kohës i inatosur dhe i urren të gjithë e gjithçka.
Po si të kuptoni që partneri është i stresuar? Si ta ndihmoni atë? Ndiqni këshillat e mëposhtme…
1-PËRSHTASNI një sjellje dashamirëse, por të qëndrueshme pa lejuar tronditjen emocionale nga dinamika e stresit. Shmangini konfliktet, duke e ditur që një person i stresuar mund të ketë shpesh ndryshime humori të paparashikueshme.
2-NDIHMONI partnerin dhe analizoni faktet dhe shkaqet që e kanë krijuar gjendjen stresante dhe mendoni zgjidhjet. Për ta bërë këtë dëgjojeni pa e gjykuar: zgjidhjet mund të jenë më shumë se sa një.
3-SHPËRQENDROJENI partnerin nga mendimet fikse, duke i propozuar një shëtitje në park ose një seancë noti në pishinë për të shkarkuar kësisoj nervat. Kujdesuni duke i bërë një masazh me vajra qetësues ose me një drekë të lehtë të pasuar me ushqime të thjeshta e të freskëta. Dhe mos ia plotësoni kërkesën për të pirë duhan ose alkool.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.