Lifestyle

February 16, 2018 | 11:15

Një ishull pushimesh vetëm për femra…

Ndalohen meshkujt! Një ishull privat në Finlandë do të jetë një vend pushimi, relaksimi dhe mirëqenie për gratë. 

‘SuperShe’ është gati për verën e vitit 2018, një vend ku gratë mund të pushojnë për disa ditë ose edhe javë larg nga seksi mashkullor, mes pyjesh dhe një paqeje që të fal ky ishull, i cili ndodhet 90 minuta larg Helsinkit. Ideja e krijimit të tij erdhi nga Kristina Roth, një sipërmarrëse dhe themeluese e një linje të produkteve femërore dhe një blogu i quajtur SuperShe. 

Gjatë një festë pushimi, Roth kuptoi se disa gra ndryshuan qëndrimin e tyre kur kishte edhe burra përreth dhe ato nuk mund të pushonin tërësisht. Pra, ajo donte të krijonte një hapësirë ku ato mund të përqendroheshin ekskluzivisht te vetja e tyre. 

Pavarësisht fakti i të qenit femër kjo nuk mjafton për të hyrë. Ju së pari duhet të bëheni anëtarë të klubit ‘SuperShe’, të aplikoni, të bëni më pas një interviste në Skype ose të paraqiteni nga anëtarë të tjerë. 
Pas zgjedhjes, një javë pushimi larg meshkujve do të kushtojë rreth 2850 euro, të gjitha të përfshira. 

Edhe pse shifra nuk është brenda mundësive të të gjitha buxheteve, ajo deklaron që nuk dëshiron ta kthejë ishullin e saj në një vend të veçantë. Rezervimet tashmë janë të hapura.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top