Nëse keni një punë me shumë stres, nuk është vetëm presioni juaj i gjakut në rrezik. Përpjekjet tuaja për ta bërë të lumtur shefin mund ta kënaqin atë, mirëpo juve ju rrezikojnë që të bëheni me kancer, thotë një studim i ri.
Nëse keni pasur një punë me shumë stres për 15 vjet, jeni të rrezikuar për pesë forma të kësaj sëmundjeje, paralajmërojnë shkencëtarët.
Pasiguria në punë, orët e gjata të punës dhe presioni, mund të konsiderohet edhe një brengë e shëndetit, argumentojnë ekspertët.
Problemet financiare dhe puna me turne, po ashtu janë radhitur si disa nga faktorët që mund të shkaktojnë kancer tek të rriturit.
Burimi / http://tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.