Studim

December 22, 2020 | 9:10

Stresi në shtatzëni ndikon në seksin e fëmijës

Stresi në shtatzëni ndikon në seksin e bebes. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën “PNAS, the Proceedings of National Academy of Sciences”.

Duke qenë se stresi manifestohet në mënyra të ndryshme, Monk, profesoreshë e psikologjisë mjekësore dhe kolegët e saj kanë analizuar 27 indikatorë të stresit psiko-social, atij fizik dhe të stilit të jetesës, të mbledhur nga pyetësorë, ditarë dhe vlerësime të përditshme fizike të 187 grave shtatzënë, të shëndetshme, të moshës 18-45 vjeçe.

Rreth 17% e femrave ishin psikologjikisht të stresuara, me nivele klinikisht të larta të depresionit, ankthit dhe stresit. 16% ishin fizikisht të stresuara, me tensionin relativisht të lartë, ndërsa shumica e tyre, rreth 67% gëzonin shëndet të mirë.

Studimi nxorri në pah se femrat shtatzënë që vuanin stresin fizik dhe psikologjik, kishin më pak mundësi të lindnin fëmijë mashkull. Në bazë të studimit, mesatarisht çdo ditë lindin rreth 105 meshkuj dhe 100 femra.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top