Mirëqenie

December 26, 2017 | 10:59

Stresi: Si e pengon humbjen e peshës

Shpesh dëgjojmë për rastet e njerëzve që ankohen se janë të shëndoshë, sepse kanë shumë stres ose të tjerë që pretendojnë se edhe pse mbajnë dietë dhe ushtrohen, nuk humbin peshë për shkak të situatave stresuese.

1

Hulumtimet e mëparshme në minj kanë treguar se marrëdhënia midis stresit dhe peshës së tepërt është shumë e fortë. Gjatë eksperimentit, disa minj nën kushte të stresit morën peshë shtesë edhe pse kaloritë që merrnin çdo ditë nuk u rritën. Sipas studiuesve, pas tre muajve të njëjtët minj ishin dyfishi, në krahasim me grupin e minjve që nuk kishin stres, edhe pse ata hëngrën të njëjtën sasi.

Kur individi ka ankth, ai përjashton sasi më të mëdha të kortizolit, duke bërë që sheqeri në gjak të luhatet. Si rezultat, krijohet yndyra që ruhet në trup dhe sidomos në abdomen.

Gjetjet e studiuesve hedhin më shumë dritë se si gjendja psikologjike mund të ndikojë në shëndetin tonë fizik.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top