Studim

March 29, 2018 | 8:55

Studim / 1 në 20 gra vuajnë nga depresioni

Depresioni është një problem i madh te gratë jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe përgjatë gjithë viteve riprodhuese. Studimet e fundit raportojnë se gati 5% e grave të moshave nga 20 deri në 44 vjeç janë përballur me depresion të shkallës të lartë, ndërsa 4% kanë përjetuar një shkallë më të ulët depresioni.

Më e keqja në këtë mes është mungesa e trajtimit të tij. Më pak se një e treta e grave që vuajnë nga depresioni i thellë kanë marrë antidepresantë. Studiuesit pohojnë se rreth 13% e shtatzënave përballen me depresion të rëndë, shpesh dhe me pasoja deri në mungesën e zhvillimit të fetusit e dëmtimin e tij, tentativat për vetëvrasje, lindjen e hershme apo mungesa e lidhjes adekuate nënë-fëmijë.

Të dhënat kanë treguar se më shumë se gjysma e grave shtatzëna me depresion kanë vuajtur më përpara. Kështu, një plan trajtimi paraprak do të ishte ideal. Studimi përfshin të dhëna nga një sondazh përfaqësues kombëtar i gjendjes shëndetësore dhe ushqyese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat mblidhen dhe analizohen periodikisht në cikle dyvjeçare. Për këtë studim, hulumtuesit amerikanë kanë punuar nga viti 2007-2014.

Burimi / http://www.panorama.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top