Studim

September 22, 2020 | 8:16

Studim / Adoleshentët e vetmuar janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër

Adoleshentët që nuk janë të njohur në shkollë, janë më të rrezikuar se të tjerët ndaj një sulmi në zemër, kanë zbuluar studiuesit. Sipas “Daily Mail”, marrëdhëniet shoqërore dhe traumat gjatë adoleshencës kanë një ndikim të madh dhe për një kohë të gjatë në shëndet, pretendon studimi.

Një ekip studiuesish nga “Universiteti i Stokholmit”, zbuloi se fëmijët që ishin margjinalizuar (që nuk mund të përshtaten lehtësisht ndaj ndryshimeve dhe vështirë se i pranojnë vlerat e reja) në moshën 13 vjeç, kishin 33% më shumë mundësi të vuanin nga sëmundje kardiovaskulare në një moshë më të madhe.

Studiuesit zbuluan se fëmijët të cilët nuk ishin të njohur në shkollë kishin mundësi që të vuanin nga problemet e zemrës ose nga problemet me qarkullimin e gjakut kur të rriteshin.

“Marrëdhëniet me bashkëmoshatarët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe mund të kenë pasoja të konsiderueshme afatgjata në shëndetin e tyre. Ka prova bindëse nga neuroshkenca në lidhje me atë se si marrëdhëniet shoqërore mbulojnë përgjigjet neuroendokrine, të cilat më pas ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke rritur rrezikun për një goditje në tru dhe për sëmundje kardiovaskulare”,- thanë studiuesit.

Një studim i veçantë nga Kolegji “King”, zbuloi dje se njerëzit e vetmuar kanë më shumë mundësi të zhvillojnë diabet të tipit dy. Së bashku, dy punimet theksojnë ndikimin që shëndeti emocional dhe mendor kanë tek sëmundjet fizike.

 

 

Burimi / http://www.panorama.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top