Studim

November 7, 2018 | 13:48

Studim / Ajri i ndotur në shtatzëni dëmton fetusin

Ndotja në shtatzëni është e rrezikshme: ajo bën një udhëtim të vërtetë nga mushkëritë në gjak, deri në placentë, me efekte të mundshme negative në shëndetin e foshnjës. Ky është rezultati i një kërkimi të Universitetit të Londrës Queen Mary, sipas të cilit në makrofagët e placentës (qelizat e sistemit imunitar që gëlltisin grimcat e dëmshme, të tilla si bakteret dhe ndotja grimcave, duke ndihmuar për të mbrojtur fetusin) gjenden grimcat ndotëse të karbonit.

Ndotës në placentë

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar një korrelacion midis ekspozimit të nënave shtatzëna ndaj ndotjes dhe lindjes së parakohshme, peshën e ulët dhe problemet e frymëmarrjes te i porsalinduri. Ky studim i ri shton se ndotja në shtatzëni është shumë e rrezikshme sepse kur gratë shtatzëna thithin grimca të ndotura ajri, përmes qarkullimit të gjakut, ato arrijnë në placentë.

Studimi në Londër

Studiuesit analizuan placentën e 5 grave shtatzëna jo duhanpirëse që jetonin në Londër dhe studiuan 3,500 qeliza makrofage të placentës duke përdorur një mikroskop optik me fuqi të lartë. Rezultati? 60 qeliza përmbanin zona të vogla të zeza të identifikuara nga hulumtuesit si grimca të karbonit, falë përdorimit të një mikroskopi specifik. Prandaj këto rezultate japin provën e parë që grimcat e ndotjes që thithen gjatë shtatzënisë mund të kalojnë nga mushkëritë në gjak dhe rrjedhimisht në placentë.

Dëme të mundshme për fetusin

Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ata nuk e dinë nëse grimcat që gjetën mund të shkojnë edhe në fetus, por provat sugjerojnë se kjo është e mundur. Për më tepër, grimcat nuk duhet të hyjnë në trupin e foshnjës që të kenë efekt negativ, sepse në qoftë se kanë një efekt në placentë, kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë te fetusi. Prandaj, ndotja në shtatzëni mund të jetë vërtet e dëmshme.

Ekspertët theksojnë se si dëmtimi i fetusit dhe rritja e rrezikut të peshës së ulët të lindjes mund të ndodhë edhe nën kufijtë aktuale të ndotjes të rekomanduara nga Bashkimi Evropian. Rekomandimi për gratë shtatzëna është që të shmangin rrugët e mbipopulluara për shëtitjet e tyre, duke u përpjekur të dalin herët në mëngjes kur ajri është më i shëndetshëm.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top