Studim

August 1, 2019 | 8:25

Studim / Akumulimi i kimikateve në trup i bën njerëzit të hanë më shumë

Substancat kimike që grumbullohen në trup me kalimin e kohës mund të kthehen në materie toksike të cilat ndikojnë negativisht në metabolizmin, duke parandaluar oksigjenin dhe lëndët ushqyese të arrijnë qelizat dhe duke bërë që njerëzit të hanë më shumë. Kjo gjë çon në zhvillimin e disa sëmundje.

Yıldız Melek Aksoylu, një specialiste e dietave ushqimore në Spitalin Ndërkombëtar Medicana në Stamboll, tha se substancat kimike si pesticidet ose mërkuri, ngadalësojnë qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar edemë dhe ënjtje ose çrregullime të lëkurës dhe kur grumbullohen në trup parandalojnë oksigjenin dhe ushqyesit që të kalojnë në qeliza dhe kjo bën që trupi të kërkojë sa më shumë ushqim.

Aksoylu vuri në dukje se bioakumulimi i substancave toksike gjithashtu mund të shkaktojnë shumë sëmundje kronike të tilla si kanceri, mbipesha, depresioni, çrregullime endokrine, probleme hormonale dhe diabet. Duke thënë se detoksifikimi mund të ndihmojë trupin të rimëkëmbet në raste të tilla dhe të përshpejtojë metabolizmin e ngadalësuar, Aksoylu tha se kjo mund “të mbështesë indirekt humbjen e peshës”.

“Individët që bëjnë detox nuk duhet ta bëjnë këtë për humbjen e peshës, qëllimi i tyre i vetëm për ta bërë këtë duhet të jetë ripërtëritja e trupit”, vuri në dukje ajo.

Aksoylu tha se detoksifikimi mund të bëhet dy herë në vit në prill dhe tetor nga tre deri në katër ditë në varësi të çdo individi, duke shtuar se një detoksifikim i lëngshëm nuk duhet të zgjasë më shumë se një ditë pasi që është e vështirë për trupin dhe mund të ndikojë tek zorrët.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top