Studim

August 2, 2018 | 12:10

Studim / Alkooli parandalon demencën

Nëse ju pëlqejnë darkat me miqtë, është momenti për të pirë një gotë. Njerëzit e moshës së mesme që konsumojnë rreth 175ml verë në ditë, janë më pak të prekur nga sëmundja e demencës.

Në këtë përfundim ka arritur studimi i ri, ku sipas tij përqindja e ulët e alkoolit në trup mbron zemrën duke ulur rrezikun e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare, si p.sh: infarkti.

Në studimin e publikuar nga ‘British Medical Journal’, studiuesit anketuan më shumë se 9 mijë persona për 23 vite për të ekzaminuar nivelin e alkoolit, të lidhur me demencën.

Pjesëmarrësit rreth moshës 50 vjeç treguan sa alkool konsumuan ndër vitet 1985-2004. Vetëm 397 persona u diagnostikuan me sëmundjen e demencës. Shkencëtarët në Universitetin Paris-Saclay në Francë zbuluan se ata që nuk konsumuan alkool kanë 47% rrezik të preken nga demenca, në krahasim me ata që konsumuan 1-14 gota verë në javë.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top