Studim

June 11, 2018 | 10:18

Studim / Alzheimeri NUK shkaktohet nga grumbujt e proteinave toksike që vrasin qelizat e trurit

Sipas një studimi të ri, sëmundja e Alzheimerit nuk mund të shkaktohet nga grumbujt e proteinave toksike që vrasin qelizat e trurit.

Gjetjet e mëparshme tregojnë se forma më e zakonshme e demencës ndodh për shkak të proteinave amiloide në tru që qëndrojnë së bashku, duke formuar pllaka.

Këto pllaka mendohet se vrasin qelizat nervore, duke shkaktuar sëmundjen e demencës ose duke shkaktuar një tjetër proteinë që bënë një rrëmujë toksike në tru.

Një studim i ri zbuloi se proteinat amiloide shkaktojnë pllaka, megjithatë, këto nuk çojnë në vdekjen e qelizave nervore ose në rrëmuja të tilla.

Autori i studimit Profesor Ernst Wolvetang, nga Universiteti i Queensland, tha: “Të dhënat tona sfidojnë dogmën aktuale, që pllakat amiloide janë të mjaftueshme për të shkaktuar ndryshime neurodegjenerative të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit.

‘Në mënyrë emocionuese, kjo hap rrugën për shqyrtimin e ilaçeve’.

Sëmundja e Alzheimerit prek rreth 5.5 milionë njerëz në SHBA dhe 850,000 në Britani të Madhe. Pa shërim, shumica e të sëmurëve jetojnë vetëm tetë deri në 10 vjet pas diagnozës së tyre.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top