Studim

November 13, 2018 | 15:00

Studim / Arrat parandalojnë kancerin e prostatës

Konsumimi i një sasie modeste të arrave, dy grushte në ditë, mund t’ju mbrojë nga kanceri i prostatës, sugjerojnë hulumtuesit amerikanë.

Russel Reiter autor nga School of Medicine në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në San Antonio të Teksasit dhe kolegët e tij u kanë injektuar minjve me imunitet të dobësuar qeliza me kancer të prostatës.

Brenda tri deri në katër javë tumoret zakonisht fillojnë të rriten në një numër të lartë, thotë Reiter. Studimi krahasoi minjtë të cilët i ishin nënshtruar dietës me arra dhe atyre që nuk iu nënshtruan kësaj diete.

Studimi i publikuar në revistën për hulumtimin e kancerit “Cancer Investigation” gjeti që 3 nga 16 minjtë që kishin ngrënë dietën e pasuruar me arra kishin zhvilluar tumore të prostatës, krahasuar me 14 nga 32 minjtë të cilët nuk iu nënshtruan dietës në fjalë, ose 44%.

Gjithashtu doli që madhësia mesatare e tumoreve në minjtë që kishin ngrënë arra ishte afërsisht sa një e katërta e madhësisë mesatare të tumoreve tek ata të cilët nuk iu nënshtruan dietës me arra.

“Ne kemi gjetur rezultate mahnitëse sepse ka pasur aq pak tumore te kafshët që kanë ngrënë arra dhe këto tumore janë rritur shumë më ngadalë sesa tek kafshët që nuk kanë ngrënë arra”, tha Reiter.

Ai po ashtu thotë: “Ne ishim absolutisht të befasuar se sa efektive ishte dieta me arra në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit të prostatës së njerëzve.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top