Duket se nëse jeni beqar/e, ju mbani lidhje më të forta sociale të cilat i ndihmojnë të tjerët. Martesa mund t’i dëmtojë lidhjet sociale të njerëzve dhe nuk është gjithmonë gjëja e mirë me fund të lumtur siç e shohim të gjithë.
Një studim i kryer kohëve të fundit, i publikuar në ‘Journal of Social and Personal Relationships’ ka zbuluar se individët beqarë janë më të prirë t’i mbajnë kontaktet, të japin ndihmë dhe të kenë ndihmesa nga prindërit, vëllezërit e motrat, fqinjët dhe miqtë.
Studimi ka zbuluar se beqaria forcon lidhjet sociale të dy gjinive.
Pra, këto hulumtime i mbështesin edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kishin sugjeruar se të martuarit jo domosdoshmërish janë më të lumtur apo më të shëndetshëm sesa beqarët.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.