Studim

June 26, 2018 | 14:23

Studim / Çaj i ngrohtë? Para se ta pini prisni 4 minuta

Kur pini një filxhan çaj, më mirë të prisni disa minuta më shumë dhe të rrezikoni më pak, sepse pirja çdo ditë e çajit shumë të nxehtë, rreth 70 gradë, shton deri në 8 herë rrezikun e zhvillimit (përgjatë kohës) të një tumori të ekzofagut. 

Për këtë gjë janë të bindur studiuesit e Universitetit të Teheranit, të cilët kanë botuar në “British Medical Journal” rezultatet e një studimi të bërë në 870 konsumatorë të çajit. Në temperaturën 65 gradë çaji konsiderohet shumë i nxehtë, në 70 gradë, përvëlues. 

Ndaj ekspertët këshillojnë të prisni të paktën 4 minuta që në momentin që pija hidhet në filxhan.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top