Studim

November 5, 2018 | 14:52

Studim / Çokollata me lajthi ul me 39% rrezikun e sulmit në zemër

U zbulua një tjetër virtyt i çokollatës: mbron sistemin e enëve të gjakut. Kjo është ajo që doli nga një studim i Policlinico Umberto të Romës i botuar në revistën mjekësore “Internal and Emergengy Medicine”; sidomos çokollata me lajthi ndihmonte në mbajtjen e arterieve elastike, në saje të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, polifenoleve, vitaminës E të krahasueshme me ato të çokollatës së zezë.

Shumë substanca të shëndetshme

Çokollata e zezë ka një përqindje më të lartë të kakaos (midis 43% dhe 100%) sesa ajo e çokollatave të tjera. Ajo është gjithashtu e pasur me quercetin, flavonoids (antioksidantë) dhe theobromine, të gjitha të dobishme për shëndetin kardiovaskular dhe metabolizmin. Ajo përmirëson presionin e gjakut, grumbullimin e trombociteve dhe funksionet endoteliale.

Edhe lajthia shumë e dobishme

Studimi italian, ka nxjerrë në pah cilësitë e lajthisë në çokollatë. Gjatë hulumtimit, 60 gramë lajthi iu dhanë 20 duhanpirësve, për të kontrolluar nëse ky ushqim mund të ndikonte në elasticitetin e enëve të gjakut të dëmtuara nga pirja e duhanit. Dhe 2 orë pasi i kishin konsumuar doli se pjesëmarrësit treguan një rritje në elasticitetin e arterieve, të njëjtin efekt që kërkuesit kishin marrë me çokollatën e errët në kërkimet e mëparshme. Megjithatë, asnjë efekt nuk u regjistrua pas ngrënies së çokollatës me qumësht.

Duhet vetëm pak

Për të marrë përfitime shëndetësore, ju nuk keni nevojë të merrni një kuti me çokollata në ditë! Sipas ekspertëve, duhet vetëm 6 gramë (rreth gjysma e një çokollate) për të zvogëluar me 39% rrezikun e sulmit në zemër.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top