Studim

October 30, 2020 | 8:43

Studim / Covid-19 nxit sistemet imunitare të pacientëve të sulmojnë trupat e tyre

Në të gjithë botën, imunologët i janë bashkuar luftës kundër SARS-CoV-2. Ata janë përpjekur të shpjegojnë se përse disa njerëz sëmuren rëndë, ndërsa të tjerët shërohen pa pësuar ndonjë dëm serioz nga koronavirusi.

Në fokusin e studimeve ka qenë prodhimi i antitrupave, që janë proteina të fuqishme të afta të neutralizojnë dhe vrasin patogjene pushtuese sikurse janë viruset. Një shqetësim i madh ka qenë identifikimi sporadik i të ashtuquajturve antitrupa auto-reaktivë, që në vend që të shënjestrojnë mikrobet që shkaktojnë sëmundje, godasin indet e individëve që vuajnë nga simptomat më të rënda të Covid-19.

Studimet e fundit kanë zbuluar se këto antitrupa lidhen me rastet e rënda me këtë virus, pasi ato ç’aktivizojnë përbërësit kritikë të mbrojtjes imunitare virale tek një pjesë e konsiderueshme e pacientëve me simptoma të rënda të kësaj sëmundje.

Në këtë studim, grupi “Lowance Center” analizoi të dhënat mjekësorë të 52 pacientëve të shtruar në repartet e kujdesit intensiv dhe të diagnostikuar me Covid-19. Asnjë prej tyre nuk kishte një histori të çrregullimeve auto-imune. Gjithsesi, tek ata u gjet prani e auto-antitrupave që gjenden tek një sërë çrregullimesh.

Rezultatet janë shqetësuese. Më shumë se gjysma e 52 pacientëve, rezultuan pozitivë me këto lloj antitrupash. Tek pacientët me nivelet më të larta të proteinave reaktive C (një shënjues i inflamacionit) në gjak, më shumë se dy të tretat shfaqën shenja se sistemi i tyre imunitar po prodhonte antitrupa që sulmonin indet e tyre.

Të dhënat e studimit, sugjerojnë se ato janë relativisht të qëndrueshme për disa javë. Por gjithsesi kërkohen studime të mëtejshme për të kuptuar nëse ato vazhdojnë të ekzistojnë në trupin e njerëzve përtej shërimit nga infeksioni.

Shkencëtarët besojnë se reagimet auto-reaktive të antitrupave që kanë mundur të identifikojnë janë specifike për infeksionin SARS-CoV-2, dhe se sipas tyre s’ka asnjë arsye për të besuar se rezultate të ngjashme do të priteshin nga vaksinimi i shumëpritur kundër koronavirusit të ri.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse trajtimi me deksametazon, një imunosupresant që përdoret shpesh për t’u përballur me çrregullimet auto-imune, mund të jetë efektiv në trajtimin e pacientëve me simptomat më të rënda.

Por ka të ngjarë që këto reagime të mos jenë jetëshkurtra, duke ekzistuar në trupin e pacientëve përtej infeksionit dhe duke kontribuar në simptomat e vazhdueshme që tani përjetohen nga një numër pacientësh në rritje me “konvaleshencë të gjatë” nga Covid-19.

 

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top