Sipas një hulumtimi të ri deri në 40% e 80 vjeçarëve janë seksualisht aktive. Më shumë se gjysma e atyre të moshës 65-80 vjeç thonë se marrëdhënia intime është e rëndësishme për cilësinë e jetës së tyre.
Hulumtimi shton se rreth 73 % e njerëzve të moshuar janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale, megjithatë, në dy vitet e fundit 18 % e njerëzve të moshuar kanë marrë ilaçe për të përmirësuar performancën e tyre.
Dr. Alison Bryant, nga shoqata bamirëse e personave të moshuar AARP, e cila sponsorizoi studimin, tha: “Kjo konfirmon se nevoja dhe interesimi në intimitetin seksual nuk ndalet në një moshë të caktuar”.
Autorja e studimit, Dr. Erica Solway, nga Universiteti i Miçiganit, shtoi: “Shëndeti seksual midis të rriturve të moshuar nuk merr shumë vëmendje, por lidhet ngushtë me cilësinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies”.
Burimi / dailymail
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.