Sipas një studimi të ri dhimbjet e kokës grupore mund të jenë më të zakonshme tek meshkujt, por ato janë më të rënda tek femrat.
Dhimbjet e shkurtra, por jashtëzakonisht të dhimbshme të kokës mund të ndodhin shumë ditë, apo edhe javë me radhë dhe zgjasin diku nga 15 minuta deri në tre orë.
Autori i studimit Andrea Belin, i Institutit Karolinska në Stokholm tha se:
“Dhimbja e kokës së grupit ende shpesh diagnostikohet gabimisht tek gratë, ndoshta sepse disa aspekte mund të jenë të ngjashme me migrenën.Është e rëndësishme që mjekët të jenë të vetëdijshëm se si çrregullimi shfaqet ndryshe tek burrat dhe gratë, në mënyrë që trajtimi më efektiv të mund të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur.”
Studimi përfshiu 874 njerëz të diagnostikuar me dhimbje koke grupore, me 66% meshkuj dhe 34% femra.
Njerëzit iu përgjigjën një pyetësori në lidhje me simptomat e tyre, medikamentet, shkaktarët e dhimbjes së kokës dhe zakonet e jetesës.
Sipas studimit, gratë kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me dhimbje koke kronike se sa burrat.Kjo përkufizohet si sulme të përsëritura të dhimbjes së kokës për një vit ose më shumë pandërprerje, ose me ndërprerje të shkurtra pa simptoma që zgjasin më pak se tre muaj.
Studimi zbuloi se 18% e grave u diagnostikuan me dhimbje koke kronike grupore, krahasuar me 9% të meshkujve.
Sulmet gjithashtu zgjatën më shumë për gratë sesa për burrat.
Në studim, 8% e grave raportuan se periudhat e dhimbjes së kokës zgjatën mesatarisht katër deri në shtatë muaj, krahasuar me 5% të meshkujve, ndërsa 26% e grave thanë se periudhat e dhimbjes së kokës zgjatën mesatarisht më pak se një muaj, krahasuar me 30% të meshkujve.Gratë gjithashtu kishin më shumë gjasa të raportonin se sulmet e tyre ndodhën në periudha të ndryshme gjatë ditës sesa burrat, 74% deri në 63%.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.