Sipas një studimi të fundit, përfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë është një mënyrë efektive për të nxitur mirëqenien dhe suksesin e tyre në të ardhmen.
Studimi i kryer nga Universiteti i Harvardit ka një histori interesante. Ajo përfshinte 268 burra të shëndetshëm që kishin ndjekur kolegjin midis viteve 1938 dhe 1944. Gjatë më shumë se gjashtëdhjetë vjetëve, pjesëmarrësit morën pyetësorë të rregullt dhe iu nënshtruan intervistave psikiatrike, ekzaminimeve mjekësore dhe testeve psikologjike.
Ky studim përfshinte edhe gratë e ish-studentëve dhe fëmijëve të tyre, duke u përpjekur të kuptonin se cilët faktorë arsimorë dhe jetësorë çuan në rezultate të suksesshme afatgjata. Midis gjetjeve të shumta të projektit, u zbulua se përfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë pati një ndikim pozitiv në mirëqenien e tyre dhe suksesin e ardhshëm.
Në mënyrë të përmbledhur, inkurajimi i fëmijëve për të marrë pjesë në punët e shtëpisë është provuar të jetë një mënyrë e efektshme për të nxitur rritjen e tyre të shëndetshme dhe empatike. Kjo praktikë i ndihmon fëmijët të zhvillojnë më shumë vetëvlerësim, empati dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Prandaj, prindërit duhet të mendojnë seriozisht t’i përfshijnë fëmijët e tyre në punët e shtëpisë, pasi kjo mund të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e tyre dhe t’i bëjë ata të rritur të suksesshëm.
“Detyra të vogla si vendosja apo pastrimi i tavolinës, marrja e rrobave nga lavatriçe, heqja e lodrave nuk janë një barrë për të vegjlit, të cilët përkundrazi i interpretojnë ato si një lojë, dhe kontribuojnë aktivisht në rritjen e tyre dhe gjithashtu në të ardhmen e tyre” përfundojnë ekspertët.
K.M / Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.