Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën mjekësore “JAMA Network Open”, fëmijët prodhojnë më shumë antitrupa ndaj Covid-19 se sa të rriturit dhe adoleshentet.
Studimi i realizuar nga një ekip ekspertësh në universitetin Weill Cornell Medicine mori nën shqyrtim pothuajse 32,000 teste të antitrupave nga prilli deri në gusht të vitit të kaluar dhe zbuluan se rreth 1200 teste që kishin më shumë antitrupa i përkisnin fëmijëve.
Sipas studimit më të shumtë në numër ishin fëmijët të moshës 10 vjeç dhe saktësisht niveli i antitrupave të tyre ishte gati pesë herë më i lartë tek fëmijët në krahasim me të rriturit.
“Gjetjet tona tregojnë se ndryshimet në rastet klinike të Covid-19 në pacientët e vegjël krahasuar me pacientët e rritur vijnë për shkak të përgjigjes imunitare të lidhur me moshën dhe fakti që fëmijët krijojnë më shumë antitrupa mund të jetë dhe për shkak të virulencës së virusit,” shpjegojnë ekspertët.
Në studim gjithashtu përshkruhet se fëmijët kanë më pak receptorë ACE2 në rrugët e frymëmarrjes të cilët priren të lidhen më shumë me Covid-19. Autorët janë shprehur se nuk mund ta shpjegojnë arsyen e saktë pse ndodh kjo gjë, por ata tregojnë se shpeshtësia e receptorëve është shkak për shtrime në spitale tek të rriturit. Ndër arsyet sipas ekspertëve është edhe obeziteti që ndikon shumë tek të rriturit pasi sjell stuhinë e citokinës, momenti kur qelizat mbrojtëse sulmojnë vetë trupin.
Burimi / https://gazetasi.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.