Studim

April 5, 2018 | 9:08

Studim / Fëmijët probleme me tensionin. Ja çfarë e shkakton…

Edhe fëmijët mund të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Ndonëse të vegjël, problemi shpeshherë i nënvlerësuar, është i pranishëm edhe tek ata. Te fëmijët mbipeshë, incidenca e sëmundjes është më e lartë dhe arrin deri në 24%. “Diagnostikimi i një fëmije me nivel të lartë presioni në gjak dhe ndryshimi i stilit të jetesës mund të parandalojë në shtimin e rasteve të të rinjve me hipertension”, thotë studiuesi Ugo Gordano, pjesë e Shoqërisë Italiane të Pediatrisë.

Gjenetika është një tregues i rëndësishëm. Kur disa anëtarë të familjes vuajnë nga hipertensioni arterial, sidomos babai ose nëna, ka predispozita që edhe fëmijët të kenë tension të lartë, madje që në moshën pediatrike. Mjekët rekomandojnë që fëmija duhet të masë tensionin, duke nisur që nga mosha 3 vjeç.

Nëse vlerat janë të larta disa herë, rasti duhet të referohet te mjeku specialist. Gjithsesi, ka edhe këshilla për të prekurit. E para, nis me nivelin e kripës. Studimet kanë treguar se një nivel i lartë natriumi rrit 2-fish riskun e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut te të vegjlit dhe e 3-fishon në rast se fëmija është obez. Gjithashtu, edhe sheqernat çojnë në rritje të vlerave të presionit të gjakut.

Stili i jetesës gjithashtu ndikon. Pesha e madhe ose obeziteti, e ndihmuar edhe nga mungesa e aktivitetit fizik janë përcaktuesit kryesorë të vlerave të presionit të gjakut. Për të prekurit, rekomandohet monitorimi i vazhdueshëm si dhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore tek ata që vuajnë nga obeziteti, veshkat, diabeti apo ata që përdorin medikamente. Kontrolli i kolesterolit te fëmijët me hipertension, i cili shpesh ka rrënjë gjenetike, është një tjetër përcaktues kryesor i rrezikut kardiovaskular.

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top