Studim

August 24, 2018 | 13:27

Studim / Femrat e ruajnë sekretin vetëm për 30 minuta

Sipas një studimi, femrat mund ta ruajnë sekretin mesatarisht 32 minuta, ndonëse bindshëm premtojnë se do ta mbajnë gojën mbyllur për atë sekret.

Hulumtimet e reja që ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3.000 femra, ka treguar se rreth 85 % e femrave nuk mund të mbajnë sekrete, pavarësisht se sa të rëndësishme janë.

Më së shpeshti, informacionin e marrë e ndajnë me partnerin, shoqen ose nënën.

Gjysma e të anketuarave thonë se pas ndarjes së sekretit ndjehen më lehtë, ndërsa 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për të përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se nuk është problem të ndash sekretet me persona të huaj, mirëpo, rreth 25% thonë se i brenë ndërgjegjja për keqpërdorim të besimit që personat e tjerë kanë pasur.

Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër faza të mundimshme teksa përpiqen për të ruajtur sekretin e tjetërkujt.

Ato këtë mund ta bëjnë më së shumti gjysmë ore, ndërsa rrjetet sociale dhe teknologjitë e reja vetëm sa ua “lehtësojnë punën”.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top