Në fokus

August 24, 2018 | 13:51

Qentë i njohin njerëzit e këqij duke i parë në sy

Qentë kur shohin të huajt në disa raste lehin pa asnjë arsye, në raste të tjera nuk bëjnë asnjë reagim.

Merita e instinktit të tyre të kafshëve dhe në veçanti e “shqisës së gjashtë” shkon aty ku nuk mund ta imagjinojmë. Në të vërtetë, vetëm qentë janë në gjendje të kuptojnë nëse një person ka qëllime të mira apo jo ndaj tij. Kjo është demonstruar nga një hulumtim i kryer në Universitetin e Hokkaidos, në Japoni. 

Në këtë hulumtim, reagimet e qenve u analizuan sipas qëndrimeve të njerëzve me të cilët ata ndërveprojnë. Për shembull, një nga testet e shumta përbëhej nga dy njerëz që duhej të përpiqeshin të hapnin një enë.Ky test u nda në dy skena: në skenën e parë një person qëndroi pasiv duke hapur enën që pretendonte se nuk dinte si ta hapte, ndërsa tjetri u përpoq ta ndihmonte.

Në skenën e dytë, personi i parë ishte gjithmonë pasiv dhe partneri i tij në këtë rast nuk i ofroi ndihmë. Në fund të testit të katër njerëzit iu afruan qenve dhe u konstatua se sjellja ndaj dy protagonistëve të provës së parë që kishin ndihmuar njëri-tjetrin ishte krejtësisht pozitive. Ndërsa me ato të testit të dytë, qentë u përpoqën t’u qëndronin larg, në veçanti të mos i afrohej personit që e kishte refuzuar ta ndihmonte, duke mbajtur kështu një qëndrim të pakëndshëm.

Nga ky test ka qenë e mundur të konstatohet se qentë mund të gjykojnë sjelljen e të tjerëve nëse janë të drejtë, jo përkrahës apo të këqij dhe të sillen në përputhje me rrethanat. Me gjestet e tyre ata mund t’i bëjnë njerëzit të kuptojnë se çfarë ata mendojnë për një person. Por aftësia e tyre nuk përfundon këtu, në fakt qentë mund ta kuptojnë gjendjen tonë mendore, nëse jemi të sëmurë, nëse jemi të zemëruar apo të lumtur. Megjithatë në këtë rast, aftësia nuk jepet nga shqisa e tyre e gjashtë, por nga nuhatja, sepse era jonë mund të ndryshojë sipas gjendjes në të cilën ndodhemi përmes feromoneve.

Me pak fjalë, qenia njerëzore për një qen është si një libër i hapur dhe  ndoshta është e vetmja kafshë ndaj së cilës do të ishte e padobishme të tregonim gënjeshtra ose të shfaqeshim si dikush që nuk jemi.

 

Burimi / paradisefruit.altervista.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top