Marrëdhëniet në distancë janë dy herë më të vështira: distanca fizike mund të bëhet distancë emocionale dhe përpjekja e nevojshme për të mbajtur një komunikim të shëndetshëm dhe të qetë midis partnerëve mund të bëhet në një moment shumë të vështirë për t’u përballuar. Ndarja është gjithmonë e frikshme për shumë njerëz frika për të qenë vetëm është e tepërt -dhe kështu ne mendojmë se mund ta gjejmë atë që mungon diku tjetër pa e tundur shumë varkën. Në fund të fundit, distanca mund të jetë e dobishme.
Sipas një studimi prej 1500 qytetarësh është vlerësuar se 55% e tyre përfshirë 54% burra dhe 56% gra, tashmë e kanë tradhtuar partnerin aktual të paktën një herë në kohën e intervistës. Këto shifra tregojnë gjithashtu se personat që janë në një lidhje në distancë preferojnë të tradhtojnë sesa thjesht t’i japin fund martesës së tyre, të gjejnë dikë të ri dhe të bëjnë kërkesë për divorc.
Sipas të njëjtit studim, arsyet kryesore për tradhtinë janë mërzia e ndjerë në marrëdhënien aktuale (44%), mungesa e vëmendjes nga partneri (42%) dhe pakënaqësia seksuale (38%): të gjithë elementë që mund të jenë mjaft të zakonshëm në një lidhje në distancë. Kjo nuk do të thotë që marrëdhëniet në distancë janë të dënuara që në fillim. Por ata me siguri kërkojnë më shumë fokus dhe përpjekje për të qenë të suksesshëm.
Si përfundim, në një marrëdhënie në distancë, distanca fizike dhe emocionale midis partnerëve mund të krijojë nevoja (për intimitet, për vëmendje, për romancë, etj.) që nëse nuk adresohen në kohë mund të bëjnë që njëri prej partnerëve të kërkojë këto nevoja diku tjetër.
Përgatiti K.M / Burimi News18
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.