Studim

August 29, 2018 | 9:00

Studim / Gatimet në skarë rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Gatimi i rregullt me thëngjij, dru ose qymyr rrit rrezikun e një personi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Djegia e lëndëve të ngurta rrit gjasat e sulmit në zemër apo goditjeve në tru. Rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet me 3% për çdo dekadë nga gatimi i qymyrit.

Por është e mundur që rreziku të zvogëlohet nëse gatuani në gaz ose energji elektrike. Një studim ka zbuluar se njerëzit që përdorin lëndë djegëse të ngurta për gatim mund të kenë një rrezik 12 % më të lartë të vdekjes nga sulmi në zemër ose goditjes. Dhe ky rrezik rritet me 3 % për çdo dhjetë vjet që dikush gatuan rregullisht në skarë. Hulumtimi shton pretendimet e fundit se mishi në skarë çliron kimikate helmuese të lidhura me kancerin e lëkurës, mushkërive dhe fshikëzës.

Edhe pse lëndët djegëse të forta të drurit janë më pak të zakonshme në vendet perëndimore, gatimi me thëngjij të nxehtë vetëm një herë në javë mund të jetë i mjaftueshëm për të dëmtuar shëndetin, sugjerojnë studiuesit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit e kryen studimin mbi njerëzit në Kinë, ku më shumë se gjysma përdorën lëndë djegëse solide për të gatuar në një fazë të jetës së tyre.

Ata arritën në përfundimin se personat që kanë përdorur dru apo qymyr për të gatuar në shtëpi, kanë më shumë gjasa që të vdesin para kohe për shkak të sëmundjeve të zemrës. Studiuesit u shprehën se mundësia më e mirë është të gatuani me energji elektrike apo gaz, me kushtin që ta fikni ‘sa më shpejt të jetë e mundur’. Në këtë mënyrë ju ulni rrezikun për të vdekur nga goditjet në zemër.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top