A jeni akuzuar shpesh se jeni hidhëruar dhe mërzitur në situata ku nuk duhet të ndodhte? A jeni gjithmonë gati të protestoni dhe të kërkoni gjërat për të cilat keni të drejtë? Nëse po, ju jeni një objektiv i madh kritikash nga njerëzit rreth jush, por mos u shqetësoni sepse, sipas shkencës, jeni jashtëzakonisht të zgjuar!
Një studim i Universitetit të Uellsit të Ri Jugor tregoi se gratë gjaknxehta kanë një IQ më të lartë se ato që janë paqësore. Qëllimi i hulumtuesve ishte të kuptonte se si punon truri për gratë dhe se si kjo sjellje ndikon në personalitetin, sjelljen dhe marrëdhëniet e tyre.
Gratë pjesëmarrëse në studim u ekspozuan ndaj stimujve të ndryshëm negativë dhe pozitivë duke përdorur filma të ndryshëm dhe më pas u paraqitën në situata të ndryshme në të cilat ato duhej të shprehnin veten, t’u përgjigjeshin pyetjeve dhe të zgjidhnin problemet.
Rezultatet e testit treguan se gratë më të guximshme kishin rezultate më të larta, sepse aftësia e tyre për të gjykuar njerëzit e tjerë ishte më e saktë, si dhe demonstrimi i argumentimeve më të mira dhe aftësive të kujtesës.
Udhëheqësi i studimit, profesor Joseph Forgas, arriti në përfundimin se gratë që kanë më pak durim dhe një ndjenjë më intensive janë më të vëmendshme dhe zhvillojnë mendime më koherente. Ai gjithashtu shton se kur kalojmë periudha të tensionuara dhe të vështira, ne e përpunojmë më lehtë informacionin.
Gratë që janë më të qeta dhe më argëtuese kanë një imagjinatë të madhe dhe një dëshirë për të ndihmuar njerëzit rreth tyre, por ato janë më pak efikase në menaxhimin e krizave.
Nëse jeni një grua shpërthyese, ky mund të ketë qenë një lajm i mirë, por nuk është një justifikim për sjellje negative kur nuk keni nevojë për të. Jini të vetëdijshëm për sjelljen tuaj, përndryshe ju mund të përfundoni duke larguar njerëzit nga vetja. Vendosni një ekuilibër të shëndetshëm në sjelljen tuaj, jini të besueshëm për atë që jeni vërtetë, por në të njëjtën kohë jini të hapur ndaj një vizioni të ri të botës dhe mësoni nga njerëzit rreth jush.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.