Studim

August 28, 2018 | 8:56

Studim / Gratë përdorin selfie sensuale për t’u rritur ekonomikisht

Gratë bëjnë selfie sensuale për të garuar me njëra-tjetrën dhe të ngjiten në rangun social në një mjedis ekonomikisht të pabarabartë, kjo sipas disa kërkimeve të reja nga një universitet në Australi.

Ky studim, i botuar sot në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS), zbulon se femrat bëjnë foto selfie sensuale në mjediset me pabarazi të madhe ekonomike, por jo sepse ato janë të shtypura për shkak të gjinisë së tyre.

Studiuesit kanë analizuar më shumë se 68 000 portrete sensuale që i janë bërë vetes ose “selfie”, të publikuara në platformat e rrjeteve sociale si “Instagram” dhe “Twitter” në 113 vende.

Ata vëzhguan gjithashtu se në cilat pjesë të botës janë bërë më shumë selfie.

Studiuesit zbuluan se ka një lidhje mes sasisë së selfie-ve sensuale dhe pabarazisë ekonomike, seksualizimit të madh të mjedisit, të ardhurave të pabarabarta dhe ku njerëzit janë të shqetësuar për pozitat sociale.

“Nuk gjendet asnjë lidhje me shtypjen gjinore”, thuhet në këtë studim.

“Gjithçka lidhet me atë se si gratë konkurrojnë dhe për çfarë po konkurrojnë”, deklaroi autorja kryesore e këtij studimi, Khandis Blake nga universiteti  “New South Wales”.

Ajo tha se “gratë janë më të predispozuara që të kalojnë kohën dhe të përpiqen të publikojnë selfie seksi në internet në vende ku po rriten pabarazitë ekonomike dhe jo në vende ku burrat kanë më shumë pushtet social dhe ku pabarazia gjinore rritet”.

“Fakti që pabarazia ekonomike është një përcaktues i madh i selfieve sensuale tregon se selfiet seksi janë një model i rritjes sociale mes grave që sjell përfitime ekonomike në mjedisin përreth”, thotë Blake.

“Mirë apo keq, në mjedisin e sotëm, të dukesh seksi mund të sjellë përfitime të mëdha, ekonomike, sociale dhe personale”, vazhdoi ajo.

“Pra, kur një vajzë e re rregullon bikinit në mënyrë provokuese me telefonin gati për foto, mos mendoni për atë se është bosh apo një viktimë”, thotë Blake.

“Mendoni për atë si një lojtare strategjike në një shoqëri komplekse dhe një lojë që ndryshon. Ajo është aty për të rritur mundësitë e saj në jetë, ashtu siç bën gjithsecili”, theksoi studiuesja.

 

Burimi /ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top