FB

January 11, 2024 | 6:10

Studim / Ja në cilën orë bëjmë më shumë gabime në punë

 

Shumica dërrmuese e punëtorëve dhe menaxherëve, besojnë se pasditja vonë është koha më e keqe për punë dhe se produktiviteti bie më së shumti ndërmjet orës 15 dhe 18.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal cirkadian të trupit, i cili bie ndjeshëm midis orës 14 dhe 17, sipas ekspertëve.

Korporatat supozojnë se punëtorët gjatë një dite pune tetë-orëshe janë po aq produktivë në orën 8 të mëngjesit sa edhe në orën 15:00, por sipas zëvendëspresidentes së lartë të kërkimit dhe analizës së Slack, Christina Janzer, kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Punonjësit këshillohen të bëjnë punë të lehta, të bëjnë pushime të shkurtra ose të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar në orët e vona të pasdites për të rritur përqendrimin në detyrat e punës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top