Studim

July 21, 2018 | 12:05

Studim / Ja se si sasia e gjumit ndikon në peshën e trupit…

A e dini se pesha juaj trupore lidhet edhe me kohën që ju kaloni në gjumë? Në varësi të kohës që ju flini mund të humbisni apo të fitoni kilogramë. Ky është konkluzioni i arritur nga një hulumtim i publikuar së fundi nga revista shkencore “American Journal on Clinical Nutrition”.

Sipas shkencëtarëve, nëse shtoni orët e gjumit, atëherë humbisni në peshë. Por si është e mundur kjo?

Hulumtuesit zbuluan se personat që shtojnë orët e gjumit, reduktojnë sasinë e sheqerit. Në këtë mënyrë, ju do të humbini në peshë. Dhe në rast se do të flini më pak, atëherë është vërejtur e kundërta.

Në studim morën pjesë një grup të rriturish të cilët fjetën më shumë orë se zakonisht.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top