E dini sesi nis një punë e mirë në skuadër? Mos u mendoni shumë, pini një kafe me kolegët tuaj! Një fillim i tillë i ditës ka magjinë që t’i jap grupit të punës më shumë produktivitet duke ndihmuar në përqendrimin tuaj në punë. Studimi u realizua nga Universiteti i Kalifornisë.
Në dy eksperimente ku u morën në vëzhgim 72 studentë shkencëtarët vunë re se personat që jepnin gjykime më pozitive për projektet e përbashkëta si dhe punën personale kishin pirë një kafe më parë së bashku më kolegët. Madje u vu se sa më shumë kafeinë të kishte kafeja aq më produktivë ishin.
Studimi i parë përfshiu studentë që pranuan se pinin kafe por iu kërkua që të mos e pinin një të tillë përpara se të përfshiheshin në analizë. Studentët u ndanë në 5 grupe.
Disa pinë kafe dhe pas 30 minutash nisën të diskutonin mbi tema komplekse, ndërsa të tjerët thjesht e konsumuan. U pa se ata që kishin pirë kafe para diskutimit vlerësuan më pozitivisht veten dhe kolegët e tjerë të skuadrës krahasuar me atë që e pinë kafen pas diskutimit. Edhe eksperimenti i dytë ishte i ngjashëm me të parin veç faktit që u ofruan kafe me shumë kafeinë dhe me pak kafeinë.
Të gjithë pjesëmarrësit e pinë para testit.
Rezultatet treguan se ata që kishin pirë kafen me shumë kafeinë i vlerësonin më pozitivisht veten dhe anëtarët e tjerë të grupit krahasuar me ata që e kishin pirë kafe të thjeshtë, pa kafeinë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.