Mirëqenie

August 8, 2018 | 8:26

Pse vlen të kalosh kohë me veten, përqendrohuni dhe lëreni botën të bëjë rrugëtimin e saj

Në përgjithësi, duket se të gjithë kemi një koncept negativ për vetminë dhe të kaluarit të kohës vetëm. Madje, e zhysim veten në pajisjet elektronike dhe rrjetet sociale për të marrë ndjesinë e një lidhjeje më të madhe me botën rreth nesh. Shumë njerëz ia mbathin, nga momentet e vetmisë dhe bëjnë gjithçka për t’i shmangur ato.

Është e lehtë të ngatërrosh vetminë fizike me vetminë emocionale, e cila mund të shkaktojë probleme të ndryshme emocionale dhe fizike. Ta kalosh kohën vetëm nuk është dhe aq negative sa mendojnë të gjithë. Në këtë artikull do të flasim për arsyet pse është mirë të qëndrosh vetëm në kohë të caktuara. Do të shihni se ajo është shumë më e bukur se sa duket.

Zbulo mënyra të reja për t’u argëtuar

Mendoni se të shikosh filma vetëm është diçka e shëmtuar? Mund të befasoheni nga ndjesia pozitive që ju ofron vetmia. Të kalosh kohë vetëm ju jep mundësinë të bëni aktivitete që të tjerët nuk duan t’i bëjnë dhe që ju në fakt, e kishin në mendje prej kohësh.

2Harrojeni idenë se duhet të ndani çdo moment të jetës tuaj për të qenë të lumtur. Ajo që jua shkatërron lumturinë e atyre momenteve është fakti se mendoni për opinionin që kanë të tjerët për ju. doni të dini një sekret? Ata as nuk ju kushtojnë vëmendje. Jini objektivë dhe do të vini re se është e vërtetë. Secili nga ne jeton jetën e tij dhe bën gjërat që do.

Sigurisht që as ju nuk u kushtoni vëmendje të tjerëve më shumë se sa vetes. Ju shqetëson ajo që ata mendojnë kur ju shkoni për surf vetëm? Ju garantojmë se nuk jeni të vetmit dhe se të gjithë do të mendojnë si të përmirësohen në teknikat e tyre, duke shijuar valët, detin dhe diellin.

Përqendrohuni tek vetja dhe lëreni botën të bëjë rrugëtimin e saj.

3

Të kalosh kohë vetëm ndihmon për të menduar për shumë projekte

Jeni nga ata që mendoni se vetëm duke punuar në grup lindin ide më të mira? Kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Kur jeni vetëm, është mundësia të imagjinoni lirinë e plotë. Nuk është askush që t’ju thotë se ajo që ëndërroni është e pamundur, kështu që filloni të mendoni se si ta bëni atë të ndodhë.

Ndoshta besoni se është e pamundur të krijoni një projekt realisht interesant tuajin?! Por, mendoni pak për shpikësit e mëdhenj të historisë, skulptorëve, poetëve apo sipërmarrësve. Ata kanë punuar vetë për projektet e tyre, edhe nëse janë ndihmuar nga njerëz të tjerë, gjithçka rrjedh nga aftësia e tyre për të ëndërruar pa kufij.

Punoni me më shumë vëmendje

Ju kujtohen detyrat e shtëpisë? Me siguri e pranoni se puna në grup ishte më e komplikuar. Duheshin diskutuar të gjitha idetë para se t’i vinim në praktikë dhe jo gjithmonë ka pasur një punë ekipore të vërtetë. Pikërisht për këtë ta kaloje kohën vetëm, sillte më shumë produktivitet. Nuk kishe shpërqendrim, mund të ishe i kujdesshëm dhe të përqendroheshe në atë që kish rëndësi me të vërtetë. Nuk po flasim vetëm për punën, por edhe për kohën e lirë apo ëndrrat tuaja. Kur vendosni të kaloni kohë vetëm, mund të përqendroheni në gjërat tuaja në liri të plotë.

Njihni persona të rinj

Sa i madh është grupi i miqve tuaj? A ndiheni mirë apo mendoni se situata mund të përmirësohet? Është normale të largohesh nga mendimi i miqve. Dhe, edhe nëse kjo mund të japë ndjenjën e përkatësisë në një grup, është gjithashtu një kufizim. Natyrisht që nuk mund të përgjithësojmë, por nuk është e keqe të përqendrohemi vetëm në disa marrëdhënie.

Megjithatë, nëse nuk ju vjen për shtat të njihni persona të tjerë, atëherë nuk keni për t’ia hapur dot derën mundësive të tjera. Të shpenzuarit të kohës vetëm ose larg nga zona e rehatisë, ju lejon të hapni dyer të reja.

Lufto depresionin

Koha e shpenzuar vetëm ndihmon në luftën kundër depresionit? Kjo është e drejtë. Ndoshta nuk e keni kuptuar, por shkaqet e depresionit vijnë nga mjedisi rreth jush. Për këtë arsye, të qenit vetëm mund të të ndihmojë të gjesh zgjidhje më efektive. Kur dëgjon vetëm kritika nga ata që ju rrethojnë, është koha të largoheni nga gjithçka.

Kjo do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat në perspektivë dhe të kuptoni se cilët njerëz kanë me të vërtetë rëndësi në jetën tuaj. Për më tepër, do të gëzoni të gjitha përfitimet për të cilat kemi folur tashmë.

Të kalosh kohë vetëm për të dëgjuar vetveten

Me kalimin e kohës, do të mësosh se si të shpenzosh më shumë kohë me veten dhe të njohësh përfitimet që kjo marrëdhënie ka. Kjo do t’ju lejojë të zbuloni se, kur largoheni nga të gjithë dhe gjithçka, mund të arrini të dëgjoni dhe të njihni më mirë veten. Ju mund të dëgjoni ëndrrat dhe të kuptoni nevojat tuaja pa zhurmat e jashtme që ndikojnë tek ju.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi lamenteemeravigliosa.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com