FB

April 14, 2023 | 9:05

Studim / Këndimi mund të përmirësojë funksionin e trurit

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Helsinkit ka zbuluar se të kënduarit përmirëson funksionin e trurit tek njerëzit me kushte të të folurit si afazia . Përveç kësaj, ai zbuloi se ndihmon në zbutjen e disa humbjeve të lidhura me plakjen.

Afazia dhe të kënduarit

Në këtë studim, studiuesit testuan 25 të sëmurë me afazi dhe kujdestarët e tyre. Me këta vullnetarë u krijuan kore. Duke përdorur një teknikë të njohur si ‘terapia me intonacion melodik’, ata zbuluan se pacientët ishin në gjendje të shpreheshin më mirë. Në fakt, duke kënduar atë që donin të thoshin në vend që ta thonin, e kishin më të lehtë të shpreheshin.

Të kënduarit përmirëson funksionin e trurit

Studiuesit kryen teste të ndryshme FMRI për të sëmurët me afazi. Ata ishin të moshave të ndryshme. Objektivi ishte të përcaktohej nëse këndimi përmirëson funksionin e trurit në faza të ndryshme të jetës.

Studiuesit zbuluan se rrjetet e trurit të lidhura me të kënduarit pësojnë më pak ndryshime me kalimin e kohës sesa rrjetet e lidhura me të folurin. Me fjalë të tjera, aftësia për të folur ndikohet më shumë nga mosha sesa aftësia për të kënduar.

Drejtori i hulumtimit theksoi se “kur këndoni, sistemet frontale dhe parietale të trurit aktivizohen, përgjegjës për rregullimin e sjelljes dhe përdoren më shumë burime motorike dhe njohëse të lidhura me kontrollin verbal dhe funksionet ekzekutive”. Ai gjithashtu pohoi se njerëzit e moshuar që këndojnë kanë funksion më të mirë neurokognitiv sesa ata që nuk këndojnë.

Rezultate premtuese

Hulumtimi zbuloi se anëtarët e korit performuan më mirë në testet neuropsikologjike . Përveç kësaj, ata paraqitën më pak vështirësi njohëse dhe treguan tregues më të mirë të integrimit social. Me pak fjalë, të kënduarit përmirësoi funksionimin e trurit të tyre dhe u dha atyre një cilësi më të mirë të jetës.

Duket se pjesëmarrja në një kor sjell aftësi komplekse në lojë, por, në të njëjtën kohë, kërkon më pak përpjekje sesa të folurit. Në fakt, të kënduarit besohet se përmirëson funksionin e trurit edhe te njerëzit me Alzheimer. Prandaj, studiuesit tani do të fillojnë të hetojnë efektin e të kënduarit tek këta lloj pacientësh.

 

Njerëzit me Alzheimer e kanë më të vështirë, pasi kujtojnë këngët e vjetra, por kanë vështirësi të mëdha të mësojnë tekste dhe melodi të reja. Megjithatë, studiuesit besojnë se duke stimuluar disa prej rrjeteve të trurit që mbeten aktive në to, mund të arrihet një përparim .

 

 

 

 

 

 

Përgatiti K.M / Exploringyourmind

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top