Ushqyerja është pjesa më e rëndësishme e ditës. Nëse konsumoni ushqime të shëndetshme që në moshë të re ekziston një mundësi që të mos keni probleme më vonë. Për të pasur një trup të mirë nevojitet një dietë ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime, por jo vetëm. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit ka dalë se në ushqimet e fëmijëve duhet të futen edhe kikirikët që në të vërtetë nga nënat shihen si armik.
Ky është një prej udhëzimeve të reja të publikuara nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive. Nga kjo ka dalë se kikirikët sjellin përfitime tek fëmijët sepse bëjnë të mundur parandalimin e alergjive.
Studiuesit amerikanë u shprehen se prezantimi i kikirikëve tek fëmijët në një moshë të vogël zvogëlon rrezikun e alergjive me 80%. Siç është raportuar nga faqja e internetit e La Repubblica, është e nevojshme që nënat t’ua japin gradualisht dhe në një moshë që ata nuk kanë rrezik të mbyten.
Mosha në të cilën mund të konsumohen kikirikët nga fëmijët është 3 vjeç. Fëmijët e moshës 4 deri në 6 muaj duhet të fillojnë të marrin këtë ushqim vetëm nëse e kanë me rekomandim nga mjeku.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.