Studim

October 23, 2020 | 10:51

Studim / Kosi redukton shanset e kancerit në mushkëri

Kosi ul shanset që të prekeni nga kanceri i mushkërive, sipas një studimi të fundit të bërë. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën JAMA onkology të cilat mbështeten në analizën e 10 studimeve të bëra në Amerikë, Azi dhe Evropë.

“Rezultatet e këtij vështrimi nuk janë të sakta sa provat e rastësishme, mirëpo mund të na japin informacione të rëndësishme”, tha Brian Mitzman, kirurg dhe profesor në Universitetin NYU.

Ata të cilët në organizëm kanë futur sasi të mëdha fibrash, kanë 17% më pak shanse për zhvillim të kancerit të mushkërive, ndërkaq hulumtimi zbulon se edhe vetëm një sasi e vogël e artikujve të përmendur do të veprojë si mbrojtje. Ndonëse informatat e fundit janë interesante, ato nuk janë përfundime shkencore. Ekzistojnë ristudime të cilat tregojnë që e gjithë është e mundshme, ndërsa do të ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut dhe përmirësimin e shëndetit të  mushkërive.

Është e mundshme që futja e më shumë fibrave dhe kosit do të sjellë përfitime për shëndetin, pasi është i pasur me kalcium, vitaminë B, vitaminë D dhe nutrientë të tjerë të shumtë.

 

 

Burimi / https://top-channel.tv/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top