A mendoni se ka një lidhje të ngushtë me gjyshërit? Për shumë familje, gjyshërit janë shumë të rëndësishëm, shtylla që mbështesin fëmijët e tyre në rritjen e nipërve. Si për shkak se prindërit kanë shumë punë ose për shkak se nuk kanë kohë për t’u kushtuar fëmijëve të tyre. Gjëja më e rëndësishme është se për shkak të kësaj lidhjeje të gjyshërve me nipërit e mbesat, siç tregojnë studimet e testuara, kjo sjell përfitime për shëndetin e të moshuarve tanë.
Ja pse është kaq e rëndësishme për gjyshërit që të jenë afër nipërve të tyre.
Sipas një studimi të Shoqatës së Menopauzës në Amerikën e Veriut, të moshuarit mund të parandalojnë rënien njohëse dhe sëmundjet konikale siç janë Alzheimeri dhe çmenduria senile nëse kujdesen për fëmijët në shtëpi. Nga ky studim, rezultatet më të mira u morën nga një mostër prej 120 grave të cilët thanë se kaluan të paktën një ditë në javë duke u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre. Duket se ky aktivitet kërkon një angazhim të caktuar fizik, i cili nga ana e vet sjell përfitime për procese të caktuara mendore.
Natyrisht, për të siguruar që përfitimet janë të favorshme, kujdesi për nipërit e mbesat duhet të jetë proporcionale, sepse përtej kufijve, rezultatet mund të jenë krejtësisht të kundërta. Ky studim zbuloi se gjyshet që kujdesen për nipërit e tyre pesë ose më shumë ditë në javë grumbullojnë shumë përpjekje.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.tuttorete.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.