Mirëqenie

April 28, 2018 | 10:32

Lexoni një libër dhe përmirësoni shëndetin tuaj!

Ne mund të lexojmë për qejf, por letërsia është më shumë se sa thjesht zbavitje. Shumë studime tregojnë për efektin shumë pozitiv të leximit mbi shëndetin tonë mendor.

Ashtu siç thotë edhe George R. R. Martin tek “A Dance of Dragons”: “Lexuesit jetojnë njëqind jetë para se të vdesin, përderisa ata që kurrë nuk lexojnë, jetojnë vetëm një herë”. Këtë thënie e duan shumë lexues, sepse është e vërtetë, çdo libër i ri është mundësi e re për ta parë jetën përmes syve të ndryshëm.

Doktori i psikologjisë, Joyce Billington shpjegon se si ky fenomen ndikon në shëndetin tonë mendor: “Leximi mund të ofrojë modele më të pasura, më të gjera dhe më komplekse të përvojave, të cilat u mundësojnë njerëzve ta shohin jetën e tyre prej perspektivave të rifreskuara dhe me një kuptueshmëri të ripërtërirë”.

Ata që nuk lexojnë zakonisht i shohin gjërat vetëm nga njëra anë e tregimit: pika e tyre e shikimit dhe perspektivës mund të jetë e vetmja që ata e provojnë. Librat i zgjerojnë këto lente, të cilat mund ta çlirojnë stresin dhe pamjen universale të problemeve tuaja personale.

Ne të gjithë kalojmë përmes vështirësive të ngjashme dhe librat janë njëra ndër mënyrat për tu ballafaquar me këto probleme.

Romanet i bëjnë thirrje imagjinatës tonë për t’u hapur për ide të reja: ”… trilleri mund të na ndihmojë ta kuptojmë përvojën tonë shoqërore…”, – thotë psikologu Keith Oatley, gjatë diskutimit për lidhjen mes psikologjisë dhe letërsisë.

Kjo edhe ishte vërtetuar nga një studim i cili ishte i fokusuar veçanërisht mbi ndjeshmërinë dhe trillerin, ”… lexuesit e rregullt të trilleve përshkruese janë treguar më të mirë në dy teste të ndryshme të ndjeshmërisë…”, në ndryshim me ata që nuk lexojnë. Të qenurit në gjendje për ti parë gjërat nga perspektiva të ndryshme, ju ndihmon të bëheni person më dashamirës.

Njerëzit zakonisht theksojnë se ata nuk kanë kohë për të lexuar, por madje edhe leximi vetëm fundjavave mund t’jua sjellë këto dobi.

Në studimin e doktorin Billingto, thuhet se madje edhe ata që lexojnë vetëm nga gjysmë ore në javë, kanë treguar se ndihen më mirë me jetën e tyre.

Prandaj, merreni një libër dhe përmirësojeni shëndetin tuaj.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top