Studim

October 1, 2018 | 13:52

Studim / Kujdestarët më të mirë janë gjyshërit

Më të mirë se sa çerdhet, dhe në disa raste, më mirë sa vetë mamatë, kujdestarët më të vyer janë gjyshërit, pasi për shumicën e njerëzve janë më të besueshmit. Çdo prind, do të dëshironte t’i linte fëmijët në duart e tyre, pa pasur frikën se mos do të vriten e vrapojnë te doktori.

Edhe pse të gjithë e dimë që gjyshërit janë “prindërit” e dytë, ky konfirmim vjen edhe nga ekspertët, të cilët sugjerojnë se fëmijët nën përkujdesjen e gjyshërve, rrezikojnë mesatarisht 50% më pak mundësi të vriten, krahasuar me fëmijët të cilët qëndrojnë në struktura të jashtme apo qëndrojnë në shtëpi me prindërit.

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga “Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health” në Baltimorë, në ShBA, me 5500 bebe. Po cilët janë fëmijët më të rrezikuar? Ata që prindërit e tyre nuk janë të martuar, thonë studiuesit, dhe ata që jetojnë pa babanë në shtëpi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top