Studim

December 22, 2018 | 8:19

Studim / Lajthitë parandalojnë sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit

Personat e moshuar të cilët shtojnë lajthi në dietën e tyre për vetëm pak muaj kanë rritje dramatike në nivelet e nutrientëve që u forcojnë trurin. Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E, vlera ushqyese të cilat ngadalësojnë procesin e plakjes apo dobësimit të trurit.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm sepse shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm asnjërin prej nutrientëve të lartpërmendur – ndërkaq të moshuarit janë më së shumti të rrezikuar.

Bashkautori i këtij studimi, Dr. Alesh Michels, ka thënë se ky është një prej pak studimeve që është përqendruar vetëm te të rriturit. Përgjigja të cilën shkencëtarët kanë dashur ta gjejnë ka qenë shumë e thjeshtë: a munden lajthitë të përmirësojnë nivelin e nutrientëve te të vjetrit?

Edhe magnezi edhe vitamina E janë përdorur me kohë të tëra për  parandalimin e sëmundjeve degjeneruese të trurit, si Alzheimeri apo Parkinsoni. Për momentin këto sëmundje nuk kanë shërim, ndërkaq vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë diagnostikuar rreth 1 milionë njerëz me demencë.

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top