Studim

August 28, 2018 | 10:48

Studim / Marijuana plak më shpejt trurin

Konsumi i marijuanës plak më shpejt trurin e njeriut. Konkluzioni mbërrin pas studimit më të madh të realizuar deri më sot me teknikën e neuroimazherisë, që ka analizuar të dhënat cerebrale të rreth 32 mijë personave.

Truri përfaqëson vetëm 2% të masës trupore por në të mbërrin 20% e gjakut të pompuar nga zemra që përshkon rreth 370 mijë micro enë gjaku. Ekzistojnë prova të pastra shkencore që këto mikro enë paraprijnë ndryshimet në indin cerebral dhe në aftësitë mendore, por kapaciteti i tyre nuk është studiuar mjaftueshëm përsa i përket plakjes së trurit.

Pikërisht në këtë pikë janë përqendruar kërkuesit e Amen Clinics, Google, John Hopkins University, universitetit të Kalifornisë në Los Angeles dhe të atij të San Franciscos.

Grupi ka analizuar modelet e qarkullimit të gjakut në 128 zona të trurit, të ndara në dy faza, njëherë gjatë aktivitetit dhe një herë në gjendje pushimi. Doli në pah se plakja cerebrale lidhej drejtpërdrejt me modifikimin e fluksit të gjakut dhe konsumi i marijuanës shkaktonte plakje të parakohshme me mesatarisht 2.8 vjet.

Por mjekët theksojnë se përveç marijuanës ka edhe faktorë të tjerë që influencojnë në plakjen e trurit, si ankthi e disa shqetësime mendore apo edhe konsumi i alkoolit.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top