Personat të cilët e shohin vetën si jo të shëndetshëm janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme pavarësisht sa aktivë janë në të vërtetë, kjo sipas hulumtimeve të reja.
Studimi, i kryer nga Universiteti Stanford, dhe i publikuar në ‘Health Psychology’, tregon se si mendimet, ndjenjat dhe besimet kanë ndikim në shëndetin e përgjithshëm.
Sipas ekspertëve, ne duhet t’i prioritizojmë ndjenjat pozitive po aq shumë sa ushtrimet fizike.
Rezultatet tregojnë se njerëzit të cilët e shohin vetën si më pak aktiv se tjerët janë 71 % më të prirë të vdesin para kohe, ndryshe nga njerëzit të cilët mendojnë se janë më aktivë se miqtë e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që dëshmohet një ndërlidhje mes mendimit pozitiv dhe jetëgjatësisë, pasi një ndërlidhje e tillë është dëshmuar edhe në studimet e mëhershme.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.