Këshilla & Arsye

June 9, 2018 | 13:39

Si të dallosh një narcisist të maskuar?

Narcisistët janë shumë të ndërlikuar për tu dalluar, sidomos nëse janë më të vjetër ose më të sofistikuar. Me kalimin e kohës, ata mësojnë se si, optimalisht, t’i manipulojnë viktimat e tyre, dhe t’ia hedhin paq me skemat e tyre djallëzore pa asnjë  llogaridhënie.

Ajo çfarë e bën gjithë çështjen kaq konfuzuese, është se ata nuk veprojnë të gjithë njëlloj. Janë zbuluar disa lloje sjelljesh duke filluar që nga idealizimi i tepërt i vetes, te zhvlerësimi i të tjerëve dhe hedhja  poshtë e cilësive të mira të parterit të tyre romantik.

Ekzistojnë tre lloje të dallueshëm të narcisistëve që veprojnë shumë ndryshe nga jashtë, sipas terapistit Elinor Greenberg.

Një nga llojet më të vështira për tu zbuluar, janë narcisistët e maskuar, sepse ata zakonisht qëndrojnë nën hije.

Ata nuk janë  klisheja e një madhështie false që thotë “më shikoni  mua” , tha Greenberg. Në vend të kësaj, ata janë qetësisht mizor dhe sillen në një mënyrë shumë më pasive-agresive. Ata bëjnë vetëm atë që duan dhe atëherë kur duan.

Një narcisist i fshehur nuk thotë:” Unë jam i veçantë “. “Ata tregojnë diçka tjetër – një person, një fe, një libër, një  dizenjues veshjesh – dhe ata janë të veçantë, kështu që ata ndihen të veçantë nga shoqëria”.

Ata manipulojnë ndjeshmërinë tuaj.

Problemi është nëse narcisisti i fshehtë është një koleg, mik apo partner, nëse jeni viktima e tyre e zgjedhur, ju do të dini shumë për problemet e tyre. Dhe shpesh mund të jetë e vështirë të injorohen.

Gënjeshtrat e tyre janë të sofistikuara.

Në thelb, narcisistët e fshehtë kanë një përbuzje të lartë për të tjerët dhe çdo gjë që kërcënon superioritetin e tyre, merret si një sulm i drejtpërdrejtë. Kjo është arsyeja pse ata janë të varur, kështu, për të qenë superior dhe duke dëshiruar të keqen për të gjithë të tjerët.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top