Një studim i ri tregon se gratë që kalojnë në menopauzë para moshës 50-vjeçare, janë më të prekura nga sëmundjet kardiovaskulare.
Udhëheqësi i studimit në Universitetin Queensland, profesori Gita Mishra tha se rezultatet treguan se menopauza e hershme i vë gratë në rrezik më të madh. Ato mund të përjetojnë sulme në zemër ose goditje në tru, por jo fatale.
“Gratë nën 40 vjeç që përjetojnë menopauzë të parakohshme ishin dy herë më të prekura nga sëmundjet kardiovaskulare, por jo fatale. Kjo situatë mund të zgjasë deri në moshën 60-vjeçare. Ndërsa menopauza mes moshës 50 dhe 51 vjeç, konsiderohet si fillimi tipik për sulme të rënda”, tha Gita Mishra.
Duhani, mbipesha apo obeziteti janë faktorët kryesorë që shkaktojnë menopauzën e hershme. Statistikat u bazuan tek 15 studime me më shumë se 300 mijë gra në të gjithë botën. Edhe në studimet e mëparshme janë gjetur lidhje midis menopauzës së hershme dhe sëmundjeve fatale kardiovaskulare.
/Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.