Njerëzit që kanë tendencën të mërziten, rrezikojnë dy herë më shumë të pësojnë infarkt kardiak, krahasuar me ata që kanë një jetë të mbushur me kënaqësi e interesa.
Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga studiuesit e “University College” në Londër me mbi 7000 anglezë të moshës nga 35 deri në 55 vjeç, të cilët u mbajtën nën kontroll nga viti 1985 deri në vitin 2009.
Po përse mërzia është kaq e rrezikshme? “Me shumë gjasa, – shpjegojnë studiuesit – mërzia i shtyn drejt stileve të jetës jo të shëndetshme. Në veçanti, i shtyn njerëzit të pinë duhan dhe alkool më shumë. Mungesa e stimujve “deprimon” sistemin kardiovaskular, përveçse sistemin nervor, për arsye që nuk janë edhe të qarta.”
Për këtë arsye studiuesit sugjerojnë se nevojiten studime të mëtejshme në këtë fushë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.