Një anketim vjetor i cili ekzaminon ndryshimet në sjelljet sociale, në Britani, ka zbuluar se më shumë se gjysma e meshkujve mendojnë se ngacmimi i femrave në rrugë është i papranueshëm.
Anketimi shton nga një pyetje të re çdo vit dhe për herë të parë, raporti i këtij viti ka përfshirë ekzaminimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ngacmimin seksual në rrugë, duke i pyetur pjesëmarrësit se çfarë mendojnë për rastet ku meshkujt me zë të lartë e komentojnë pamjen e femrës ë publik.
‘NatCen’ është kompania e cila kryen anketimin, ndërkaq këtë vit, pas anketimit të rreth 4,000 britanikëve, ka zbuluar se 57% prej tyre thonë se është “gjithmonë” ose “zakonisht” e gabuar që meshkujt të bëjnë komente të pahijshme.
Njëkohësisht, 45% e pjesëmarrësve kanë menduar se është e gabuar që edhe gratë të bëjnë komente të ngjashme për meshkujt.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.